E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

KED miraton listën përfundimtare të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë

Ilustrim · Vizion Plus

Këshilli i Emërimëve në Drejtësi ka shpallur listën përfundimtare, ku Artur Metani, i cili aktualisht mban postin e Avokatit të Shtetit, është renditur i pari në garën për Inspektorin e Lartë të Drejtesisë.

 

3 vjet pas krijimit të postit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshilli ka miratuar listën përfundimtare me 5 kandidatë.

 

Sipas vlerësimit që ka bërë Këshilli i emërimeve në Drejtësi, i dyti është renditur Sokol Stojani, e me pas Joana Sorraj, Eris Hysi dhe Lindita Troja.

 

Brenda 3 ditëve kjo listë do ti dërgohet parlamentit, i cili me 84 vota do të zgjedhë kush do të jetë inspektori i larte i drejtesise.

 

Meqenëse deputetet kanë nisur pushimet e dimrit, zgjedhja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë do te realizohet në fund të muajit janar kur nis sesioni i ri parlamentar.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh