E mërkurë, 23 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

KED i dërgon Parlamentit kandidaturën e Binajt

Ashtu siç pritej, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi Parlamentit kandidaturën e Altin Binajt për Gjykatën Kushtetuese.

 

Në mbledhjen e kësaj të hëne, KED vendosi për pikëzimin dhe renditjen e kandidatit të lejuar për vendin vakant në Kushtetuese. Edhe pse Kushtetuta parashikon që duhen 3 kandidatë; duket se asnjë palë nuk do të ngrejë shqetësimin që në garë ka mbetur vetëm Altin Binaj; kjo edhe për shkak të apelit të përsëritur të ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim.

 

Reklamë

Pas kësaj, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet t’i nisë kandidatët për Gjykatën Kushtetuese Presidentit të Republikës. Edhe për këtë vakancë ka vetëm një kandidate Sonila Bejtja, pasi Binaj do të zgjidhet nga Parlamenti. Me zgjedhjen e këtyre dy gjyqtarëve, Kushtetuesja pas 3 vitesh bëhet më në fund funksionale.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë