Ministrat e Punëve të Jashtem të Bashkimit Europian shprehin mbështetjen e vendeve të tyre për metodologjinë e re të zgjerimit dhe për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Kështu u shpreh Zvpresidenti i Komisionit Evropian, Marosh Sefçoviç gjatë deklaratës për shtyp pas takimit.

 

MAROSH SEFÇOVIÇ


ZV.PRESIDENTI I KOMISIONIT EVROPIAN

 

“Qasja e re e Komisionit Europian u mirëprit nga të gjitha shtetet antare. U vu re një mbështetje e madhe për të treja synimet për vitin 2020, për metodologjinë e rishikuar të zgjerimit, hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe propozimet me fokus të madh në zhvillimin ekonomik dhe sundimin e ligjit”

 

Sekretarja e shtetit për Çështje Evropiane e Kroacisë Andreja Metelko Zgombiç, u se  shpreh  se paralelisht me metodologjinë e zgjerimit, Komisioni Evropian po punon për progres raportet për dy shtetet, që pritet të publikohen në fillim të marsit.

Raporti do të fokusohet në procesin e reformave në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut dhe do të jetë bazë për vendimin e Këshillit Europian për çeljen e negociatave.

 


ANDREJA METELKO-ZGOMBIĆ

 

SEKRETARE E KROACISE PËR CESHTJET EVROPIANE

 

“Tashmë Komisioni pritet të paraqesë një progress raport mbi procesin e reformave në Shqipëri dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Synimi i Presidencës është që të hapë rrugën në integrimin Europian, mbi bazën e metodologjisë së rishikuar me qëllim të një vendimi pozitiv për ato dy vende”

 

Në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të bashkimit Europian, në fokus ishin edhe përgatitjet  për samitin e ardhshëm të liderëve 26-27 mars ne Bruksel ku Tirana dhe Shkupi presin drite jeshile per negociatat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *