Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon 

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë të qëndrojnë...

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep detaje mbi...

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të Bashkisë

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën sjell më...

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më kokë

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr kreun e...

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD dega Vlorë:...

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku ka përfunduar...

KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor, Majlinda Bregu: Një arritje e shumëpritur

26 Shkurt 16:11

Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), ka reaguar pas propozimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave që synojnë zerimin e tarifave shtesë të roaming mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Bregu e cilëson këtë zhvillim si një lajm të shumëpritur dhe një hap të rëndësishëm drejt thellimit të integrimit digjital të rajonit me BE-në, duke rikujtuar procesin e gjatë dhe sfidat që kanë shoqëruar heqjen e tarifave roaming brenda Ballkanit Perëndimor.

Majlinda Bregu:  Lajmi i mirë nga Europa!

Komisioni Evropian ka propozuar hapjen e negociatave për të zeruar tarifat shtesë të roaming mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Super. Dhe më në fund.

Historia e Roam Like at Home në Ballkanin Perëndimor nuk nisi me një deklaratë për shtyp. Nisi si pjesë e Agjendës Digjitale të Komisionit Evropian në vitin 2017.

Deri më sot është një histori gati 10-vjeçare. Shumë, në fakt, për të justifikuar një proces që, sidomos sot në kohën e inteligjencës artificiale dhe e-SIM, duket si një model i vjetëruar biznesi. Edhe pse, për disa, pajustifikueshmërisht fitimprurës.

I mbaj mend shumë mirë diskutimet e gjata, mëngjeset me ankth, presionet dhe trysnitë me operatorët telefonikë, indiferencën e ndonjë zyrtari evropian, çdo ditë kur Regional Cooperation Council facilitonte nënshkrimin e marrëveshjes bazë për heqjen e tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit.

Jo sepse ishte proces teknik i lodhshëm, por sepse çdo detaj teknik kishte peshë politike. Kishte hezitime. Kishte llogaritje të ftohta interesi. Kishte dyshime.

Por kishte edhe bindje se kjo duhej bërë.

Nënshkrimi i heqjes së tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit, në Samitin Digjital të Beogradit në vitin 2019, ishte gjithçka përveçse formalitet. Mjafton t’i hedhësh një sy fotos familjare për të kuptuar sa e brishtë ishte ajo dakordësi deri në sekondën e fundit.

Më 1 korrik 2021, roaming brenda Ballkanit Perëndimor u bë zero.

Rezultatet ishin të menjëhershme. Trafiku i internetit roaming në rajon u rrit me mbi 400 për qind. Qytetarët e ndjenë ndryshimin menjëherë.

Bizneset komunikonin pa frikë nga faturat e papritura. Studentët, te rinjtë, ata që sot janë më afër me kontinentin e vjetër jo vetëm se janë mendjehapur e jetojnë në një kohë kur revolucioni digjital ka shembur ca mure, por edhe sepse fatkeqësisht po largohen duke iu bashkuar Europës një nga një, e kuptuan lehtësinë edhe më shpejt.

Hapi i dytë erdhi në Samitin BE – Ballkani Perëndimor në Tiranë, 2022, ku u nënshkrua ulja e tarifave mes rajonit dhe BE-së.

Nga tetori 2023 u vendos një tavan prej 18 euro për GB, me ulje të planifikuar në 9 euro për GB deri në vitin 2028.

E siç e dinim,

Trafiku i të dhënave mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së u rrit me mbi 80 për qind në fazën e parë.

Përdorimi i paketave me çmime të reduktuara u rrit me afro 50 për qind.

Edhe për ata nga Europa që udhëtonin drejt Ballkanit, përfitimet ishin të ndjeshme.

Çmime më të ulëta. Përdorim më i lartë. Më pak fikje telefoni, për qytetarët dhe bizneset.

Sot Komisioni Evropian po kërkon miratim për të negociuar marrëveshje me secilin vend të rajonit tonë, marrëveshje e cila do të zerojë tarifat shtesë për thirrjet, SMS dhe internetin.

Ndërkohë, Ukraine dhe Moldova janë bërë zyrtarisht pjesë e zonës së BE-së “Roam Like at Home” që prej 1 janarit të këtij viti.

Një provë e qartë se zgjerimi i regjimit është i realizueshëm kur ka vullnet politik.

#RoamLikeAtHome mbetet arritja më konkrete e integrimit gradual me BE-në deri sot. Ishte prova që përafrimi funksionon kur ka vullnet, koordinim dhe seriozitet.

Sepse ideja e Europës nuk mbahet me slogane. Ajo kërkon njerëz që marrin përgjegjësi dhe institucione që punojnë seriozisht deri në fund.

Posted Under:
Politike
Tagged:
Majlinda Bregu Roaming

Nga e njëjta kategori

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë të qëndrojnë përballë Kryeministrisë! Një pjesë e protestuesve vijojnë marshimin në rrugë

më shumë...

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën sjell më shumë fuqizim ekonomik e social për qytetarët

më shumë...

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD dega Vlorë: Nuk kemi lidhje!

më shumë...

“Territorialja”, Rama zbardh çfarë u diskutua pa kamera në Gjirokastër

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:16

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo...

10:53

Vetëvendosja merr vendimin për të votuar Çitakun...

10:47

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë...

10:27

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep...

10:21

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

10:02

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të...

9:58

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën...

9:34

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më...

9:08

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr...

8:57

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD...

8:39

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku...

8:34

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë...

8:08

Barazim spektakolar mes Lazios e Milanit

7:57

Pabarazia e pensioneve në Gjermani, mes lindjes...

7:40

U “zhduk” para syve të policisë, dalin...

7:26

Gjykatësi amerikan: Trump ka shkelur ligjin me...

7:20

Zelensky shpreh gatishmërinë për tu takuar me...

6:59

Gjykata e Vlorës i jep fund bojkotit:...

6:51

Aksident në Selenicë, makina del nga rruga...

6:17

Gjashtë gola dhe spektakël, Dinamo feston në...

Më të klikuarat

  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush është Gentian...
  • Putin paralajmëron Evropën: Vendosja e trupave në Ukrainë do...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.