Kavajë, përdhunohet në grup 13-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Kavajës. Një nxënëse 13 vjeçare e shkollës “Rilindja” është përdhunuar pak dite me pare nga një grup djemsh adoleshente. Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga vetë vajza, por krimi është denoncuar një ditë më parë nga prindërit e saj. Policia vuri në pranga 7 adoleshentët që kishin abuzuar me 13 vjeçaren nga Kavaja, ndërsa njëri është shpallur në kërkim.
Te rinjtë u prangosen pasi Gjykata e Durrësit dha masën e arrestit me burg, ndërkohe qe të hënën ata pritet të dalin para trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë. Sipas grupit hetimor, 6 nxënës te shkollës 9 vjeçare “Rilindja” dhe dy gjimnazistë i kanë bërë shantazh 13 vjeçares, me anë të një videoje intime. Ata e kane detyruar 13 vjeçaren t’i nënshtrohej dëshirave te tyre, duke e kërcënuar se ne te kundërt do te publikonin videon.




