E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 31 minuta më parë
Vendi

Kavajë, arrest me burg vrasësit

Gjykata e Kavajës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Xhevat Saraçin, 56-vjeçarin, i cili vrau dy ditë më parë Isuf Xhanin në Luz të Kavajës. Konflikti për rënien e degëve të plepit në tokën e mbjellë me jonxhë të vrasësit, ishte shkaku që i mori jetën 29-vjeçarit Xhani.
Sipas prokurorisë, fillimisht ata bënë fjalë me njëri-tjetrin, ndërkohë që autori mori armën në banesë dhe qëlloi në drejtim të Isuf dhe Mario Xhanit, të afërmit të tij. Sipas organit të akuzës, qëllimi ka qenë për të vrarë të dy të afërmit, por Mario Xhani shpëtoi, pasi u mbrojt me trup nga Isuf Xhani, i cili per pasoje humbi dhe jetën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë