“Katundet arbëreshe” është ekspozita që u hap në “Muzeu Historik Kombëtar”.
Veshjet e trashëguara prej qindra vjetësh, vallet arbëreshe, shtegtimet e tyre, si dhe mënyra e jetesës në Italinë Jugore, i gjeni të ekspozuara në muret e Muzeut.
Për drejtorin e Muzeut kjo ekspozitë është e një rëndësie të veçantë, pasi pasqyron shpirtin arbëresh.
DORIAN KOÇI
DREJTOR I “MUZEUT HISTORIK KOMBETAR”
“Katundi është zemra e arbëreshëve, është gura folklorike, është etnografia, janë rrëfenjat prej të cilave kanë lindur emrat më të mëdhenj të letërsisë shqipe. nëpërmjet kësaj ekspozite synojmë së pari njohjen nga ana e publikut shqiptar me atë arbëresh, që sa herë që ata shkojnë në Italinë e Jugut të dinë që aty ka një zemër që rreh fort, që është zemra e arbëreshëve, prej ku mund të mësojnë shumë mund të shijojnë format e vjetra arkaike te dialektit të gjuhës së tyre të veshjeve arkaike dhe te gjithfarë tjetër që lidhet me kulturën shpirtërore të arbëreshëve.”
Ekspozita është konceptuar si një mesazh për gjithë shqiptarët në botë, me dëshirën për të mos e harruar kurrë kombin.
Ekspozita do të jetë e hapur për disa ditë për të pritur publikun.