E shtunë, 19 Shtator 2026 Mes'drite deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Katër të plagosur në një aksident të rëndë në Ishull Lezhë

Ilustrim · Vizion Plus

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Lezhë –Laç pranë urës në lumin Drin.

Dy makina u përplasen me njera-tjetrën duke shkaktuar një bilanc të rëndë, deri më tani me 4 persona të plagosur e cilet kane marre demtime te konsiderueshme.

 

Lezhë/Informacion paraprak

 

Në aksin rrugor Lezhë – Milot, në afërsi të urës së Drinit, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.G. është përplasur me automjetin tip” Ford ” me drejtues shtetasin A.T.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë demtime drejtuesi i mjetit shtetasi A.T. si dhe 3 shtetas që ndodhëshin si pasagjerë në të dy mjetet, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh