Subscribe

Vitet e fundit lugina e Valbonës është kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistik, por shumë vizitorë, sidomos të huaj, kanë kërkuar më shumë informacion për resurset e zonës së alpeve.

 

Për këtë arsye, në Valbonë u hap këto ditë qendra për zhvillimin e turizmit. Ajo përfshin 4 shtëpi prej druri ku mund të strehohen deri në 50 persona. Në këtë qendër, njerëzit do të mund të marrin edhe informacion të detajuar mbi zonën, traditat si dhe vendet më të bukura malore.

 

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, gjatë inaugurimit, foli për një vit të suksesshëm, pavarësisht vështirësive

 

 “Kemi patur disa problematika gjatë këtij viti,Kemi patur problematika të brendshme dhe të natyrës si tërmetet e shtatorit dhe nëntorit. Por përsëri ia dolëm që të kemi një turizëm të suksesshëm me 6.4 milionë turistë që kanë ardhur në Shqipëri gjatë 2019. Edhe pse kemi patur shumë probleme të brendshme politike të trazirave të fillimvitit, protestat dhe zgjedhjet lokale të qershorit dhe tërmetet përsëri ia dolëm duke dëshmuar se Shqipëria është një destinacion turistik i qëndrueshëm. E gjithë politika jonë për vitin 2020 është që këtë destinacion të qëndrueshëm ta promovojmë në të gjitha mënyrat që mundemi”

 

Gjatë muajve të dimrit numri i turistëve në alpe ulet, për shkak edhe të mungesës së infrastrukturës, sidomos në zonat e thella.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *