E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Katër fëmijë të tjerë vdesin nga kequshqyerja dhe dehidratimi në Rripin verior të Gazës

Katër fëmijë të tjerë vdiqën nga kequshqyerja dhe dehidratimi në një spital në Rripin verior të Gazës, të rrezikuar nga uria, pas pesë muajsh luftë midis Hamasit dhe Izraelit, tha sonte ministria e shëndetësisë e grupit islamik palestinez.

Fëmijët vdiqën në spitalin Kamal Antoine, siç raportoi zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Kindra. Ai sqaroi se gjithsej dhjetë fëmijë vdiqën nga të njëjtat shkaqe në Rripin e Gazës.

Reklamë

Sipas OKB-së, 2.2 milionë njerëz, shumica dërrmuese e popullsisë së enklavës, vuajnë nga uria në këtë rajon dhe veçanërisht në veri, ku shkatërrimi, luftimet e bëjnë pothuajse të pamundur shpërndarjen e ndihmave humanitare.

“Uria është pothuajse e pashmangshme, nëse diçka nuk ndryshon”, paralajmëroi sërish përfaqësuesi i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), Jens Larke./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë