E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Kategoria e Parë/ Pogradeci fiton në transfertë dhe hedh sytë drejt Superiores

Pogradeci hedh vështrimin drejt Kategorisë Superiore, duke e parë si një objektiv për këtë sezon.

 

Liqenorët fitojnë në transfertën e vështirë të Turbinës në Cërrik duke e mbyllur në krye të klasifikimit fazën e parë për grupin B të Kategorisë së Parë.

 

Reklamë

Ndeshja është vendosur nga një 11 metërsh i kthyer në golë nga ana e Jahajt në minutën e 79 të takimit.

 

Në këtë pikë, pogradecarët pas nëntë javësh të luajtura janë në vendin e parë në klasifikim me 19 pikë, një më shumë se Lushnja e vendit të dytë dhe dy më shumë se Apolonia.

 

Pas nisjes jo të mirë të sezonin, liqenorët bënë kthesën e menjëhershme në javën e tretë të kampionatit duke regjistruar më pas plot 6 fitore radhazi, duke parakaluar kështu lushnjarët në renditje.

 

Fitorja e fundit shton akoma edhe më shumë optimizmin dhe moralin në kampin liqenor që tashmë duket se janë plotësisht në garë për të kaluar në kategorinë e më të mirëve sezonin e ardhshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë