Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 August 2026
Vizion fokus

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të hapet plotësisht...

“Shqipëria do mbështesë sovranitetin e Ukrainës”, Zelensky tha se...

Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes...

“Betejë e jashtëzakonshme”, Rama për zjarrin në Krujë: Bilanci...

Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi në terren,...

Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

Situata jashtë kontrollit nga zjarret në Krujë, Bashkia urdhëron...

Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK, arrestohet në...

Arrestohet 73 vjeçari në Krujë, akuzohet për zjarrvënie të...

Aksident i trefishtë në Gjirokastër

Katalonja mbulon 1/5 e rendimentit ekonomik të Spanjës, çfarë sjell pavarësia?

1 Tetor 10:52

Një e pesta e rendimentit ekonomik të të gjithë vendit realizohet në Katalonjë. Shumë kompani ndërkombëtare janë vendosur përreth Barcelonës. Ka shumë sipërmarrës katalonjas që janë kundër pavarësisë, por jo të gjithë. Joan Canadell ka në pronësi pikën e furnizimit me karburant më të njohur të Katalonjës. Ajo ndodhet në L’Ametlla del Vallès, një orë me makinë larg Barcelonës. Ajo dallohet qysh nga larg prej Esteladas së madh, flamuri katalonjas i pavarësisë, që është stampuar krahas logos së firmës dhe prej pllakatës gjigande me “Si”, që është vendsour mbi çati. Kjo është “Si-ja” për fushatën e referendumit, “Po” në fletën e votimit më 1 tetor.

 

Sipërmarrësi Joan Canadell lufton për pavarësinë e Katalonnjës. Ai sheh vetëm avantazhe ekonomike në të: “Një Katalonjë e pavarur ekonomikisht do të ishte po aq e fortë sa Austria, Danimarka apo Norvegjia. Këto janë vende të vogla me të ardhura relativish të larta për frymë. Produkti ynë bruto në vend është gjithashtu i lartë. Unë jam i sigurtë, se me një qeveri katalonjase, që mbështet industrinë tonë lokale, e po ashtu edhe turizmin katalonjas e tregtinë me jashtë, do të jetojmë shumë më mirë, se sa tani me një qeveri në Madrid, e cila kryesisht mbështet ekonominë atje dhe do të krijojë një “Madrid të madh”.

 

Joan është një ndër të paktët sipërmarrës, që angazhohen hapur për shkëputjen e Katalonjës nga Spanja. Shumë sipërmarrës të tjerë druajnë, se pavarësia mund të sjellë diavantazhe për ekonominë, kryesisht për koncernet ndërkombëtare, që e kanë selinë në Katalonjë dhe për firmat lokale, që bëjnë biznes jashtë vendit. Josep Bou ka një punishte buke në Barcelonë dhe është shef i shoqatës katalonjase të sipërmarrësve. Ai përfytyron këtë skenar:  “Nëse më 2 tetor, ditën pas referendumit, Katalonja shpallet e pavarur, ky rajon do të përjetojë një kolaps ekonomik. Nëse Katalonja shkëputet nga Spanja, ajo do të shkëputet edhe nga Europa e kësisoj do të humbasë një sërë avantazhesh dhe detyrimesh, për një tregti pa ndërlikime me pjesën tjetër të Europës. Kjo vlen edhe për qarkullimin e parasë dhe të personave. Ndaj pavarësia për ne do të ishte një tmerr.”

 

Do të rivendoseshin barrierat doganore, e kësisoj eksportet dhe importet do të shtrenjtoheshin, e kjo do t’i ulte aftësinë e konkurrencës sipërmarrësve katalonjas në krahasim me partnerët e tyre jashtë vendit. Josep Bou sheh edhe të tjera probleme: “Firmat, që kanë vendosur marrëdhënie tregtie me partnerët në Europë – p.sh. për mirëmbajtjen e makinerive dhe aparaturave – do të hasin në këtë problem: Nëse ndryshojnë kushtet juridike dhe politike në Katalonjë, automatikisht kontratat do të anullohen.”

 

Qeveria spanjolle mendon, se ekonomia në Katalonjë mund të bjerë me 25 deri në 30 përqind dhe se papunësia do të dyfishohet. Për t’u bërë sërish pjesë e BE-së, Katalonja duhet të nis nga fillimi procesin e antarësimit – ndoshta një rrugë e vështirë e plot pengesa kjo. Sepse Katalonja mund të bëhet anëtare e BE-së, nëse këtë e miratojnë të gjitha shtetet anëtare. E në radhë të parë do të jetë Spanja ajo që do të vendosë veton kundër.

 

Por përkrahësit e pavarësisë, si pronari i pikës së karburantit Joan, janë të bindur, se pas një ndarjeje BE-ja mund ta pranojë pa probleme Katalonjën për shkak të forcës ekonomike të saj. E që kjo mundësi të jetë e madhe Joan ndërmerr gjithçka që është brenda forcave të tij për t’ia arritur qëllimit: “Ne taksat tona i transferojmë në Barcelonë dhe jo në Madrid. Kjo nuk është ilegale. Nuk është rruga klasike, por nuk është një rrugë e ndaluar. Përveç kësaj ne një pjesë të të ardhurave tona i shpenzojmë në projekte, që çojnë përpara pavarësinë.”

 

Tre vitet e fundit kanë qenë gjithsesi rreth 70.000 Euro. Joan p.sh. ka dhënë donacion para për një film dokumentar për pavarësinë, po ashtu ai ka mbështetur një kryetar bashkie katalonjas, i cili duhej të paguante një gjobë, sepse në bashkinë e tij nuk ishte vendosur flamuri spanjoll, por Estelada. Një problem, që do t’i përkasë së shkuarës, në rast se Katalonja vërtetë do të bëhet një republikë e pavarur. / Deutsche Welle

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Ekonomia Katalonja Pavarësia

Nga e njëjta kategori

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të hapet plotësisht kur SHBA të ndryshojë qasjen ndaj Teheranit

më shumë...

“Shqipëria do mbështesë sovranitetin e Ukrainës”, Zelensky tha se nuk e njeh Kosovën, reagon MEPJ: Nuk duhet të ketë keqkuptime

më shumë...
Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo

Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i vrarë, ekzekutimi i 20-vjeçarit mund të ishte kthyer në një tragjedi me tre viktima

më shumë...

Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të rinjve në Korçë që përfundoi në tragjedi! Autori: Zuko më ngacmoi të dashurën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:02

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të...

11:59

Interes për “Shtëpinë me gjethe”, të huajt...

11:44

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare...

11:18

“Shqipëria do mbështesë sovranitetin e Ukrainës”, Zelensky...

11:15

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Situata...

11:05

Hyri me Jet Ski në zonën e...

10:52

Shkodër/ Kontrollet me dron, radar dhe makina...

10:13

“Zjarri në Krujë u dominua plotësisht”, ministri...

9:51

Natë “ferri në Krujë”/ Vihen nën kontroll...

Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo
9:34

Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e...

9:17

Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi...

9:08

Vijojnë zjarret në Mallakastër, riaktivizohet vatra në...

8:40

“Betejë e jashtëzakonshme”, Rama për zjarrin në...

8:31

“Financat kërkojnë planifikim”, parashikimi i yjeve për...

8:17

Parashikimi i motit/ Kthjellime dhe temperatura të...

8:02

Flakët shkrumbojnë Malin e Krujës, operacioni nuk...

11:38

Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi...

11:13

Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

10:54

Situata jashtë kontrollit nga zjarret në Krujë,...

10:47

Çfarë konsumojmë në mbrëmje ndikon drejtpërdrejt në...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut, ja kush janë të dënua...
  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.