Refuzimi i presidentit Meta për të firmosur dekretin e emërimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm ka hapur një debat të fortë sa kushtetues aq edhe politik.

 

Shumë juristë dhe ekspertë të kushtetutes mendojne se ky akt i Metes bie ndesh me ligjin themeltar te shtetit, po ashtu ka te tjere qe i japin te drejte presidentit.

 

Gjithçka sot mund te behej me e lehte nese do te kishim nje gjykate kushtetuese funksionale, por ajo eshte e bllokuar  per shkak te reformes ne drejtesi.

 

Për të diskutuar mbi këtë situate, kemi ftuar sot ne studio ish keshilltarin politik te presidenteve Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, politilogun Afrim Krasniqi.

 

A veproi presidenti Meta në përputhje me kushtetutën duke mos dekretuar Sandër Lleshin?

Nga njohuritë e mia dhe përvoja me presidentët unë mendoj se vendimi i tij bie ndesh me parimin kushtetues, me nenein 98 i cili parashikon detyrimin e presidentit për shkarkimin apo emërimin e ministrit brenda 7 ditësh, jo shqyrtimin e ministrit por dekretimin e tij. Unë kam pasur rastin ku është diskutuar në tryeza të ndryshme me ekspertë të niveleve të larta në lidhje me këtë problematikë, të gjithë presidentët e kanë pasur këtë lloj dileme dhe praktikisht të gjithë i kanë dhënë të njëjtën zgjidhje. Presidenti aktual ka menduar një zgjidhje ndryshme.

 

Ju duket i mjaftueshëm deklarimi i presidentit se nuk ka krijuar bindje te plote per zotin lleshi? a duhet te jepte shpjegime te plota publike per kete vendim?

Problemi është që se ngaqë është një praktikë krejt e re nuk kemi dekret dhe në këtë mënyrë e ka të vështirë edhe parlamenti të marrë një vend,m sepse nuk ka një akt nga presidenti dhe argumenti i përdorur nga ai është më shumë argument politik gazetaresk dhe politik sesa presidencial. Çështja e besimit nuk lidhet dhe nuk është nocion kushtetues, nuk lidhte me ministrin, ministrat duhet të kenë besim te Kryeministri dhe te Parlamenti dhe jo te Presidenti i Republikes. Më shumë se në lidhje me emrin dhe dekretit të tij kemi të bëjmë me një lojë politike midis palëve që nuk ka lidhje prakrikisht, por është përdorur emri i ministrit të Brendshëm, për këtë lloj loje politike.

 

Sot z.Meta thoshte se është gati të japë shpjegime por jo kryeministrit por Kuvendit

Pavarësisht nga takimet dhe pavarësisht nga retorika që ata po përdorinin  do të duhej që ditën e parë që presidenti vendosi që të marrë një vendim që është ekstrakushtetues i detyrohet publikut dhe parlamentit të jepte një shpjegim. Fakti që nuk e kemi pasur do të thotë se i mungon ky lloj informacioni dhe kjo lloj bindje personale për të gjetur argumente kushtetuese, gjithçka tjetër është politikë, unë mendoj se presidenti po përdor pozitën e tij për të forcuar pozitat politike që është deri diku në përputhje me profilin e tij në Presidencë. Ndërkohë që mazhoranca po përdor këtë lloj situate jo për të zgjidhur ministrin e Brendshëm por për të treguar muskujt në një krizë të mundshme politike, dhe për të mbyllur problematikat e brenshme.

 

Emërimi i Sandër Lleshit si zevendesminister i brendshem dhe reagimi i metes, qe i kujtoi rames metodat e punes se diktatorit enver hoxha tregojne per nje konflikt te thelle mes dy institucioneve. cfare pritet te ndodhe sipas jush ne keto kushte?

Ne kemi skenar të gatshëm që janë aplikuar në të kaluar por problemi është se si është e mundur që Shqipëria pas 14 vitesh i kthehet skenarit të vitit 2004, ku Shqipëria pati zv-ministra për nje periudhe 6 mujore dhe Meta ishte nje prej ministrave në atë kohë që dha dorëheqjen, ku praktikisht vendi hyri në një krizë politike. Si është e mundur që pas asaj periudhe Gjykata Kushtetuese nuk ka arritur që ti japë zgjidhje, ajo kishte rastin ne vitin 2006 kur presidenti Nishani bëri një ankimim të jepte një vlerësim për këtë gjë dhe nuk e ka parë të nevojshme që ta bëjë, sot kemi nevojë. Gjykata kushtetuese në atë kohë vendosi se nuk ka konflikt pasi presidenti Nishani e bëri ankimimin pas vendimarrjes. Ne sot jemi në një situatë që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe nuk kemi as albirtër të përcaktuar, për të vendosur se cila palë nuk e ka respektuar kushtetutën kjo sjell një lloj efekti zinxhir të një krize politike midis dy institucioneve.

 

A mund ta shmange mazhoranca parlamentare presidentin, duke votuar Sandër Lleshin si minister te brendshem, pa patur pra nje dekret nga kreu i shtetit?

Kjo është e pamundur që të ndodhë pasi Parlamenti nuk mund të firmosë asnjë propozimi që nuk është dekret nga Presidenti, parlamenti nuk mund të votojë asnjë propozim të Kryeministrit, pasi presidenti nuk ka nxjerrë një akt zyrtar nuk ka nxjerrë një dekret dhe parlamenti e ka të pamundur të shprehet. Por skenari për zv ministër të përkohshëm mund të ketë vlerë për një krizë 2-3 mujoje por jo për një periudhë afatgjatë. Në të gjitha rrethanat kriza ngelet aty dhe nëse ne lejojmë që ky precedent të kthehet në normë kushtetuese atëherë nuk përjashtohet mundësia që çdo propozim që shkon këto vite tek presidenti i Republikës të refuzohet përfshirë dhe kryeministrin.

 

Si i shikoni ju pretendimet e zotit Meta nga krahu tjetër,që ai nuk mund të firmosë në dekrete formale, pra interpretimet që janë bërë e shikojnë z. Meta si dhënësin e një natyre ceremoniale të dekretimet, por ai pretendon të kundërtën

Kompetencat e presidentit janë shumë të ndryshme në raport me vendime te caktuara, në rastin e ministrave kompetencat janë krejtesisht formale është për ti dhënë soleminitet. Ka vende që i bëjnë krejt ndryshe pa votim në parlament, me një rrugë krejt të mbyllur midis kryeministrit dhe shumica e vendeve të rajonit e bëjnë kështu. Në rastin konkret edhe presidenti nuk e ka përmendur, ai nuk ka dhënë asnjë lloj sqarimi përveç një interviste televizive. Nëse do të kishte një adresim të drejtuar Kuvendit me shkrim, nëse do të kishte një deklaratë publike ku jepte argumentet e tij siç i dha për Ligjin e Teatrit atëherë do të kishim një vend për debat në lidhje me proceduren që do të ndiqej. Por që është e dukshme është se kushtetuta dhe vendimi janë në përputhje me njëra tjetrën.

 

Jemi në kushtet kur presidenti nuk ka nxjerrë një dekret, a jemi në rastet kur ai mund të firmosë diçka në minutën e fundit?

Jo sepse në momentin që ka skaduar periudha 7 ditore, çdo akt që mund të dalë nga presidenti në lidhje me emrat është automatikisht antikushtetues edhe sikur ai të bjerë dakord me emrin e ministrit.

 

Sigurisht që shqipëria ndodhet në procesin e hapjeve të negociatave dhe perzhektorët e  BE janë të fokusuar më shumë se kurrë në Tiranën politike, ky konflikt i fundit mes mazhorancët dhe presidencës dhe ky precedent që po shënohet orët e fundit a mund të sjellë pasoja në këtë çështje?

Në fakt ka filluar të ketë pasoja unë kam pasur dhe personalisht për të pasur kontakte me një numër institucionesh kombëtare dhe të gjithë janë të habitur në aftësinë tonë për të prodhuar kriza politike nga hiçi. Kjo është një krizë luksi që vjen nga nivelet e politikës, që siç e përmenda nuk lidhet me ministrin dhe as me emrin as me ngjarjen  por me një trend Ballkanik për ta përdorur pushtetin për qëllime personale. Në moment që këto bien në kundërshtim me parimet kushtetuese, ky është rasti dhe është frika që Shqipëria nuk e ka mbyllur rastin e krizave dhe është gati të rikthehet në një krizë të re politike para vendimit të qershorit.

 

Ju si e shikoni të ardhmen e afërt të qeverisjes Rama?

Nuk shikoj një mundësi që palët të afrohen me njëra tjetërn ato kanë shkuar shumë larg dhe deklarata e presidentit të Republikës sidomos në cilësimin e sekretarin e parë tregon se palët janë shumë larg njëra me tjetrën, saqë pritet një konflikt i ashpër. Problemi është se kush ësht kapaciteti për të luftuar njëri tjetrin dhe kush është pasoja. Pasoja është se jeta politike në Shqipëri do të bllokohet dhe në mënyrë ironike edhe ministrat që do të duheshin të largoheshin ndoshta për korrupsion dhe një numër të thjeshtë të akuzuarisht nuk dërgohen më si dekrete sepse në mënyrë automatike çdo dekret bie. Praktikisht palët do të fillojnë në mallkimin e rozafës ti prishin punë njëra tjetrës.

 

Gjykata kushtetuese në momentet që do të vihet në funskionim mund ti japë zgjidhje kësaj?

Mund të jetë një nga vendimet e para që do të marrë nëse mazhoranca e dërgon çështjen atje, ajo nuk është treguar korrekte me gjithë aktet në lidhje me presidentin. Po ju marr rastin e ligjit për teatrin pavarësisht përmbajtjes, thelbi ishte se  kishim dy dekrete presidenciale kthimi për të njëjtin ligj, kushtetuta nuk e njeh këtë precedence njeh vetëm njërën. Ne vend që mazhoranca ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese e toleroi këtë, do të thotë toleron kur ka interes dhe jo kur nuk ka, dhe kjo është një rrëzim i kushtetutës në mënyrë partiake nëse mazhoranca do e dërgojë do të jetë çështja e parë e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *