Subscribe

Pa u mbushur nje vit nga vrasja për krushqinë e prishur, vëllai mori hak duke ekzekutuar babain e autorit të krimit. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të premteje në Kashar, ku Skënder Aluku u qëllua disa herë me pistoletë nga Bujar Xhaferri. Agresori e qëlloi në mes të rrugës Alukun duke e lënë të vdekur në vend, ndërkohë që vetë u arrestua disa metra më poshtë. Për banorët e zonës krimi ishte shokues. Gjykata e Tiranës dënoi me 35 vite burg Altin Alukun për vrasjen e Lutfi Xhaferrit dhe plagosjen e bashkëshortes së tij Naime Xhaferri. E gjithë historia e ka zanafillën në prishjen e kurorës mes Altin Alukut dhe vajzës së Xhaferrit.
Në maj të 2015 në gjendje të dehur 39-vjeçari përplaset me ish-vjehrrin e tij në një nga rrugët e Kasharit. I armatosur ai e qëlloi atë disa herë duke e lënë të vdekur, ndërkohë që plumbat plagosën bashkëshorten Naime Xhaferri. Sipas policisë, Altin Aluku akuzonte ish-vjehrrin se e kishte goditur në hyrje të banesës, por edhe martesa e vajzës së tij me një tjetër person ndikoi te ai që të ndërmerrte aktin ekstrem. Një vit më pas, në po të njëjtën formë u vra Skënder Aluku. Ai po ecte në rrugë kur vëllai i Lutfiut, Bujar Xhaferri e qëlloi disa herë për vdekje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *