E enjte, 26 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Politikë

Kashahu: Shifra alarmante të varfërisë në Shqipëri, opozita është e shqetësuar

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Arben Kashahu ka treguar detaje nga takimi i kryedemokratit Lulzim Basha dhe liderët e tjerë të koalicionit opozitar me ambasadorët e BE-së në Shqipëri.

Gjatë një interviste dhënë për “Vizion Plus”, Kashahu deklaroi se në takim u diskutua veçanërisht për pengimin e procesit të integrimit dhe dëmtimin e ekonomisë shqiptare.

Ai theksoi se shqetësimet e ngritura nga opozita e bashkuar u dëshmuan edhe nga partnerët ndërkombëtarë e qytetarët shqiptarë.  

“Lideri i PD, së bashku me liderët e koalicionit të opozitës së bashku ndan dy shqetësime me komitetetin e ambasadorëve të BE-së: pengimi i procesit të integrimit nga qeveria shqiptare dhe rrënimi i ekonomisë shqiptare nga veprimet e qeverisjes së saj. Opozita është e shqetësuar për faktin se sa më tepër kalon kohe më këtë qeveri në krye të vendit, aq më shumë i largohemi BE. Konstatohet edhe nga partnerët e shqipërisë dhe shqiptarët, jo vetëm nga opozita. Po i afrohemi varfërisë. Shqipëria po plaçkitetet nga një grupim.

Reklamë

Një nga shqetësimet e paraqitura nga liderët e opozitës së bashkuar në takimin me ambasadorët ishte dhe thellimi i varfërisë, sipas së cilëve 7 nga 10 familje janë në vafëri. Për Kashahun, situata e pandemisë e ka përkeqësuar varfërinë dhe shifrat janë alarmante.

“Para kësaj situatë pandemie, varfëria në Shqipëri ka qenë 50 për qind. Me situatën e pandemisë, kjo varfëri është thelluar. Nga ekipet e PD që merren me këtë fushë, kemi të dhëna që 7 nga 10 familje shqiptarë janë në kushtet e varfërisë. Është një shifër alarmante. Pavarësisht se ju përmenda dy çështje kryesore, çështja e Teatrit u prek gjatë takimit dhe dy palët i referuam qëndrimet e tyre të mëparshme. Ambasadorët gjetën rastin të përsërisin qëndrimet e tyre që janë bërë publike”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë