Subscribe

Numri i të vdekurve nga sulmet terroriste në Sri Lanka këtë të diele ka shkuar në 185, bilanc I frikshëm që mund të rritet edhe më tej pasi ka rreth 500 të plagosur, shumë nga të cilët në gjëndje të rëndë.

Kisha ku mbaheshin meshat e Pashkës Katolike dhe disa hotele ne kryeqytetin Colombo dhe dy qytete të tjera u morën në shënjester nga terroristet të cilët sulmuan pa mëshirë me bomba por edhe me shpërthime kamikaze.

8 sulme janë kryer deri më tani nga të cilët më të rëndët kanë qënë në kisha, të cilat ishin shumë të populluara me rastin e festës.

Megjithatë edhe bilanci tek turistet e huaj është I rëndë me të paktën 35 të vdekur, ndonëse identitetet e tyre ende nuk janë zbardhur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *