E hënë, 21 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Karvani i emigrantëve, meksikanët protesta për t’i larguar

Qindra banorë kanë mbushur rrugët e qytetit kufitar të Meksikës, në shenjë proteste për ardhjen e mijëra emigrantëve që përpiqen të hyjnë në SHBA.

 

Sipas BBC, ata u kërkuan emigrantëve të largoheshin nga Tijuana, në jug të Kalifornisë.

 

Reklamë

Emigrantët janë pjesë e një karvani të madh nga Amerika Qendrore të cilët kanë udhëtuar përmes Meksikës në SHBA, ku duan të kërkojnë azil.

 

Në përgjigje të ardhjes së tyre, SHBA dhe Meksika instaluan sigurinë më të madhe në vendkalimin kufitar, duke mos lejuar hyrjen e tyre në territorin amerikan.

 

Kryebashkiaku i Tijuana, Juan Manuel Gastelum tha të premten se priste që numri i emigrantëve që vijnë në qytet në javët e ardhshme të arrinte në 10.000, duke paralajmëruar se qyteti nuk ishte i përgatitur për të përballuar këtë sasi të madhe njerëzish.

 

Autoritetet kanë kërkuar ndihmë nga qeveria për strehimin e emigrantëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë