Subscribe

Edhe për të moshuarit do të ketë një kartë sociale me shërbime falas. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në njësinë numër 3.

 

Ai ku u shpreh se kjo ndihmë vjen në kohën e një periudhë të vështirë ekonomike, ku mosha e tretë do të përfitojë transport falas, çmime të reduktuara në mensa, teatro, opera e muze.

 

ERION VELIAJ

 

KRYETAR I BASHKISË TIRANË

 

“Siç kemi kartën e studentit, ka ardhur koha të bëjmë një kartë sociale për të moshuarit. Dora e dukshme e qeverisë dhe e bashkisë në këtë rast, është më efikase kur ndërhyn në pikat më vulnerabël të shoqërisë, siç janë studentët dhe të moshuarit. Jemi në pikën kur po bëjmë disa llogaritje nëse është koha të ofrojmë të njëjtën paketë edhe për të moshuarit: pra, transport publik falas, apo edhe disa shërbime siç janë mensat, teatri, operat, muzetë, që mund të jepen me çmime të reduktuara për këtë grupmoshë, e cila është më vulnerabël, por sa herë ka një krizë të madhe, gjendet edhe më në vështirësi se të tjerët”, tha Veliaj.

 

Veliaj kërkoi mbështetjen e të rinjve për më shumë punë të mira në qytet.

 

“Do të vazhdojmë t’i mbështesim studentët, jo vetëm me transport falas. Sot janë qindra studentë, të cilëve ua kemi përgjysmuar koston e konviktit. Ky është një vit i vështirë, kur për shkak të luftës janë rritur të gjitha çmimet, energjia është kthyer në një nga problemet më të mëdha. Prandaj, në kohë kritike si kjo apo siç ishte tërmeti dhe pandemia, duhet të kujdesemi për ata që kanë më shumë nevojë”.

 

Kryebashkiaku tha se në pranverë do të hapet Piramida e Tiranës, për të pritur 4-5 mijë fëmijë e të rinj, që do të mësojnë mbi teknologjinë dhe punët e së ardhmes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *