Presidenti Meta mori pjesë në meshën e shenjtë të mbajtur nga Arqepshkvi Metropolitan i Firences, Kardinal Giuseppe Betori në Kishën e Shna Ndout në Laç.

 

Presidenti Meta vlerëson Hirësinë e Tij më të Shkëlqyer, Kardinalin shqiptar Ernest Simoni (Troshani) me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin: “Kardinalit të shquar shqiptar, përfaqësuesit të brezit të jashtëzakonshëm të klerikëve katolikë që jetën ia kushtuan besimit të palëkundur ndaj Zotit, dashurisë së pakushtëzuar ndaj njerëzve, vlerave të larta shpirtërore dhe morale, lirisë së ndërgjegjes e qëndresës dinjitoze në shërbim e në respekt të atdheut dhe kombit”.

 

Presidenti Meta e vleresoi Kardinal Troshanin si një nga simbolet e gjalla të qëndresës dhe të lutjeve, një personalitet i spikatur i besimit katolik.

 

“Kardinal Troshani, promovues universal i vlerave të paqes, dashurisë, humanizmit, harmonisë e bashkëjetesës ndërfetare. Kam vendosur të  nderoj Kardinalin e shquar shqiptar, Ernest Simoni Troshani, me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Kjo dekoratë me emrin e madhështorit e të pavdekshmit Heroit tonë Kombëtar, “shqiptarit më të gjallë ndër të gjallët”, siç do të shprehej Fan S. Noli, i jepet sot Kardinalit Troshani. Kardinal Troshani përfaqësues i brezit të jashtëzakonshëm të klerikëve katolikë që jetën ia kushtuan besimit të palëkundur ndaj Zotit. Kardinali Troshani, ndër dëshmitarët e fundit të gjallë të gjeneratës së klerikëve shqiptarë, që u persekutuan mizorisht, u dënuan dhe u martirizuan. Ai është simboli i rezistencës dhe i përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave e idealeve kombëtare kur mbi Shqipërinë tonë qëndronin retë e zeza të diktaturës”.

 

Kreu I shtetit tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, janë shumë të rëndësishme dhe do të mbeten të tilla edhe në të ardhmen ndërsa falenderi Kardinal Xhuzepe Betori qe erdhi në Shqipëri për të qënë pjesë e kësaj ceremonie.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *