Subscribe

Ndërsa lufta që Rusia ka nisur ndaj Ukrainës është në ditën e tetë të saj, në tregun shqiptar ka nisur të reflektohet një tjetër rritje e çmimit të karburanteve.

 

Një litër naftë po tregtohet këtë të enjte me 198 lekë, me një rritje prej 5 lekësh, pasi në fillim të shkurtit ishte në vlerën e 193 lekëve.

 

Të njëjtën rritje pësoi edhe çmimi i një litre benzinë, që ka kërcyer në nivelin e 199 lekëve.

 

Por ekspertët thonë se tregu ynë nuk duhet t’i kishte ndjerë kaq shpejt efektet e luftës: ata flasin për çmime spekulative nga ana e aktorëve në treg, duke përfituar nga situata.

 

ADRIAN CIVICI

EKSPERT PER EKONOMINE

 

“Nuk duhet të ndikonte kaq shpejt po të kemi parasysh që rezervat e deritanishme qoftë për naftën, qoftë për grurin, duhet të ishte për të paktën 3 muaj. Ka edhe elementë abuzivë sepse kemi parë edhe herët e tjera që sapo ndodh një ndryshim çmimi, ajo reflektohet, kur duhet të ishte një periudhë 1-3 mujore kur ky ndryshim nuk duhet të ndodhte.”

 

Në këto situata, qeveria sipas ekspertëve, duhet të kontrollojë tregun për të luftuar çmimet artificiale dhe për të mbrojtur shtresat në nevojë.

 

ADRIAN CIVICI

EKSPERT PER EKONOMINE

 

“Janë disa masa më urgjente që kanë të bëjnë me një paketë sociale për shtresat më në nevojë apo për ato biznese që janë më të ekspozuara apo ndikuara nga rritja e çmimeve, sidomos të naftës. Mund të shikohen edhe disa ndërhyrje më energjike për riorientimin e biznesit shqiptar në disa tregje që s’kanë qenë deri tani tradicionale. Një rikthim më i madh i vëmendjes te shtimi i prodhimit vendas, për të zvogëluar varësinë e tregut shqiptar nga mallrat e importit.”

 

Prej pak kohësh tregu i karburanteve është nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës për të kuptuar nëse çmimet janë të drejta apo jo, por nuk ka ende një rezultat.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *