Në këto ditë izolimi shumë familje në vend po përballen me kushte të vështira mbijetese. Nje nder to është dhe ajo e Kamela Meçanit, në Berat.

 

 

Me lot në sy, Kamela tregon se prej dy muajsh i ka mbajtur fëmijët me bukë thatë pasi nuk ka mundësi për të blerë ushqime.

 

 

Për Kamelën, e vetmja ndihmë në këto ditë ka qenë ajo e banorëve të lagjes.

 

Situatë e vështirë paraqitet edhe për pensionistët. Ali Cani nga fshati Bërshi, i Klosit thotë për Vizion Plus se me ndalimin e lëvizjes ai nuk mund të dal në qytet për t’u furnizuar me ushqime.

 

 

E njëjta histori është edhe për familjen e Bashkim Canit, në Elbasan. I vetmi burim financiar është ajo e të ardhurave të grumbulluara nga shitja e kanaçeve e bidonave. Por kufizimi i lëvizjes ja ka pamundësuar jetesën Bashkimit, i cili tregon se nuk ka me se ta ushqejë familjen në këto ditë.

 

Ai thotë se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga autoritetet, të cilat sipas tij, e kanë lënë në harresë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *