E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Karakaçi inspekton Portin e Durrësit: Synojmë të lehtësojmë hyrjen e turistëve dhe emigrantëve

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, zhvilloi një inspektim në Portin e Durrësit për të parë nga afër masat e marra për përballimin e fluksit të sezonit turistik.

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu, deklaroi se janë marrë të gjitha masat për të përballuar fluksin e udhëtarëve, duke theksuar se ky sezon paraqitet po aq i ngarkuar sa ai i vitit të kaluar.

Reklamë

“Janë marrë masat që të përballohet fluksi. Ky vit është po aq i dendur sa ka qenë viti i kaluar. Janë marrë masa për punën e mirëmbajtjes së terminalit nga brenda. Deri tani, po procesohet gjithçka në mënyrë shumë të shpejtë dhe të rregullt. Me masat që janë marrë, deri tani çdo gjë po shkon mirë”, u shpreh Aliu.

Nga ana e tij, ministri Karakaçi tha se vendi ndodhet në kulmin e sezonit turistik dhe se institucionet përgjegjëse kanë hartuar një plan masash për të garantuar mbarëvajtjen e përpunimit të pasagjerëve.

“Jemi në kulmin e sezonit turistik. Në vitin 2025 në Portin e Durrësit janë përpunuar rreth 800 mijë pasagjerë. Mendojmë se do të kemi të njëjtin numër edhe këtë vit. Është i rëndësishëm zbatimi me përpikmëri i planit të masave që Autoriteti Portual i Durrësit, por edhe Drejtoria e Përgjithshme Detare, kanë marrë, pasi detyra jonë është që ta bëjmë sa më të thjeshtë hyrjen në Shqipëri të turistëve dhe shqiptarëve që vijnë nga larg”, deklaroi Karakaçi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë