Policia e Tiranës ka shtuar kontrollin në dyqanet dhe tregjet që tregëtojnë dhe shesin kapsolla dhe fishekzjarre.

 

Si rezultat i kontolleve policia ka bërë të ditur se janë gjetur me shkelje dy subjekte.

 

Pronarët e subjekteve janë referuar në prokurori ndërsa bëhet e ditur se janë sekuestruar të gjitha lëndët plasëse.

 

Sipas policië pronarët e subjekteve që janë referuar në prokurori janë:

 

– Xh. Rr., 58 vjeç, banues në Tiranë.

– D. K., 44 vjeç, banues në Tiranë.

 

Të dy shtetasit e sipërcituar tregëtonin kaspolla në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.

 

Aksioni i policisë ka ardhur pas protestës së banorëve të Astirit që u zhvillua pak ditë më parë para Parlamentit, ku si pasojë e kapsollave ngelën të plagosur disa efektivë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *