E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapshtica e hapur pjesërisht, 214 qytetarë futen nga Greqia në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë nga Greqia në drejtim të vendit tonë 214 persona. Një gjë e tillë është bërë me dije nga burime zyrtare pranë Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit. Gjatë këtyre orëve kanë kaluar 30 mjete të tonazheve të rëndë.

 

Pala greke nga dita e djeshme ka hapur në mënyrë të pjesshme kufirit. E thënë ndryshe lejon daljen nga Greqia në drejtim të Shqipërisë të shtetasve shqiptarë si dhe kamionave të tonazheve të rënda.

 

Shtetasit që dalin nga vendi fqinj me drejtim të vendit tonë lejohen të kalojnë nga njëra anë e kufirit në anën tjetër vetëm në këmbë. Në ditët në vijim edhe për shkak të festave mund të ketë më shumë hyrje, bëjnë me dije autoritetet tona të Policisë Kufitare. Momentalisht punohet vetëm me dy sportele në hyrje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë