Subscribe

Megaoperacioni i zhvilluar një natë më parë në fshatin Babicë të Vlorës ka çuar ne qytetin bregdetar vetë prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla. Kreu i organit të akuzës u takua me shefin e prokurorisë së Vlorës Ramadan Troci, e më pas foli për goditjen e organizatës se Habilajt. Por Llalla nuk e fshehu përplasjen me policinë, duke theksuar se gjithë hetimi dhe finalizimi i operacionit ishte bërë nga Prokuroria dhe shërbimet sekrete vendase e të huaja.

 

Sipas organit të akuzës rezulton se lënda narkotike është kultivuar, përpunuar, magazinuar dhe është bërë gati për trafik nga persona që pjese e grupit kriminal te Moisi Habilaj, i arrestuar në vendin fqinj.

 

Sipas Prokurorisë, hetimet po vijojnë për zbulimin e të gjithë personave të përfshirë në grupit kriminal, disa prej të cilëve besohet se janë fshehur në Itali.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *