E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapet shqiptari që u arratis në 2003 nga burgu i Greqisë

Arratia e një 48-vjeçari shqiptar mori fund mbrëmjen e të enjtes. Ai u arrestua nga policia greke pasi u arratis nga burgu i Koridhalos në shkurt të 2003.

 

Arrestimi i tij u krye gjatë një kontrolli policor në rrethin e Sagiada. 17 vjet më parë shqiptari kishte shkelur rregullat e burgut, pasi kishte marrë leje dhe nuk ishte kthyer më.

 

Ai ishte dënuar me 7 vjet burg për prodhim të lëndëve narkotike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë