E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapet pas 2 javësh organizatori dhe poseduesi i heroinës së sekuestruar në Portin e Durrësit

Arrestohet organizatori dhe njëherësh poseduesi i 38 kg heroinë që u sekuestruan në Portin e Durrësit dy javë më parë.

Në mes të muajit maj, Policia Kufitare sekuestroi 68 pako me lëndë narkotike heroinë dhe u vu në pranga drejtuesi i kamionit, Dh.Z., 49 vjeç, në të cilin u konstatua lënda narkotike.

Poshtë sediljeve të kamionit u konstatuan dy vende të fshehura, brenda të cilave ishin fshehur 68 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroine.

Mbi bazën e provave të grumbulluara, paraditen e së mërkurës, Prokuroria nxori urdhrin e ndalimit për shtetasin P. Ç, 55 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Durrës.

Reklamë

Dyshohet se ky shtetas është organizatori dhe poseduesi i sasisë prej 38 kg heroinë të kapur në datën 17.05.2020, në Portin e Durrësit.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë