Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i vjedhjes së xhamisë së madhe “Iljas Bej Mirahori” në qytetin e Korcës.

 

Pablo Hazisllari, 23 vjeç, banues në Maliq ka vjedhur në ambjentet e brendshme të xhamisë, një mikrofon që përdorej për fjalime dhe shërbesa.

 

 

Ngjarja ka ndodhur në datë 24.10.2018, në lagjen nr 7 në Korçë dhe autori ishte fiksuar nga kamerat e sigurise së xhamisë.

 

 

Ndërkohë policia e qytetit juglindor ka vënë në pranga edhe një tjetër shtetas.

Ronaldo Mehmeti, 18 vjeç, banues në fshatin Moravë-Korçë është kapur në flagrancë, duke tentuar të vjedhë në një mobileri në lagjen nr 9, në pronësi të shtetasit G.Zh. Gjithashtu nga hetimet e kryera, dyshohet se ky shtetas është edhe autor i vjedhjes të një kopshti, në lagjen nr 7 Korçë, ngjarje e ndodhur më datë 19.10.2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *