Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në Tiranë.

Operacioni “Recidivist” bëri të mundur sekuestrimin e 87 gramë Kokainë e ndarë në 174 doza gati për shitje.

Shtetasi A. M., 50 vjeç, banues në Tiranë i cili u arrestua ne flagrancë ka qënë i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Prangosja e tij në Tiranë u bë pasi u morën informacione se 50 vjecari iu shiste në qytetin e Tiranës lëndë narkotike droga të forta kryesisht kokainë, personave të ndryshëm përdorues të lëndëve narkotike, të cilën e siguronte jashtë qytetit të Tiranës.

Vec dozave të kokainës  u sekuestrua edhe 1 automjet i markës Mecedez Benz me të cilin lëvizte i dyshuari për tregtimin e lëndës narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *