E martë, 29 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Kapet në Fier 19-vjeçari i kërkuar nga Italia për trafik droge

Një tjetër operacion i suksesshëm është finalizuar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni policor, i koduar “Operacionalja 59”, çoi në arrestimin e shtetasit Z. Z., 19 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Cukalat, Berat. Ai u kap në qytetin e Fierit dhe u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Reklamë

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Riminit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Ai përballet me një dënim maksimal prej 10 vitesh burgim në shtetin italian.

Interpol Tirana po vijon procedurat për ekstradimin e tij, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet italiane.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë