E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapet në Cërrik specialisti i vjedhjes së makinave tip “Benz”

Forcat e policisë së Komisariatit të Cërrikut kanë arrestuar një shtetas I cili konsiderohej mjeshter I vjedhjes së automjeteve,

Në pranga përfundoi shtetasi Irfan Azizi 29 vjec, banues në fshatin Poshnje, Berat.

Ndalimi  tij u bë pasi në fshatin Poshnje , Berat, në pikën e servisit të tij, Policia gjeti  dhe  sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy automjete tip “Benz” të vjedhur, ku njëri prej tyre në pronësi të shtetases A.M., 40 vjeçe, vjedhur më datë 17.08.2018 në fshatin Rracë, Belsh.

Nga veprimet hetimore të kryera  dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe 2 vjedhje të tjera  në qytetin e Belshit, dhe konkretisht:

  • Më datë 18.08.2018, në fshatin Firezë, Belesh, dyshohet se ka vjedhur mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit S.D. 49 vjeç.
  • Më datë 07.07.2018, në fshatin Rracë, Belsh, dyshohet se ka vjedhur një mjet tip “Benz” në pronësi të shtetasit H.B., 72 vjeç.

Vijon puna në bashkëpunim me Strukturat e Policisë të Komisariatit Lushnje,  për dokumentimin e plotë me prova ligjore të veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes kryer nga shtetasi i ndaluar, pasi  dyshohet se ka kryer një vjedhje automjeti në këtë territor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë