Një 53-vjeçar me origjinë shqiptare,  i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike, u arrestua nga Karabinierët e Passignano-s, të cilët vepronin së bashku me efektivët e Njësisë Operacionale dhe Radiomobile.

Gjatë kontrollit të dyshuarit i gjetën 3 gramë kokainë, e ndarë në po aq doza, 10 gram hashash, një peshore precize, material prerës dhe paketimin e lëndës narkotike, si dhe 330 euro cash, që mendohet se përbënin të ardhurat e aktivitetit të paligjshëm.

Shqiptari u arrestua në mënyrë flagrante dhe u vendos në masën e sigurisë arrest shtëpie. Është sekuestruar lënda narkotike, materiali i gjetur dhe shuma e parave. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *