E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kapet me sëpatë dhe thikë në makinë, procedohet penalisht 31-vjeçari në Divjakë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit Sh. Xh., 31 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sëpatë dhe një thikë, të cilat po mbaheshin pa leje dhe u konsideruan si prova materiale në kuadër të procedimit penal të nisur ndaj tij.

Hetimet po vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë