E shtunë, 26 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 49 minuta më parë
Bota

Kapet me kokainë, pranga shqiptarit në Itali

Një 34 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

 

Sipas mediave italiane i ndaluari është shqiptari A.M 34 vjeç, banues në Firence, i cili u arrestuari duke shëtitur në qendër të qytezës së Pistoias.

 

Karabinierët kanë sekuestruar makinën e shqiptarit që ishte marrë me qira dhe në të kanë gjetur 10 mijë euro të gatshme. Paratë dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të kokainës.

 

Më pas në shtëpinë ku banonte, në Firence, policia gjeti edhe materiale të cilat i duheshin shqiptarit për të kryer aktivitetin e jashtëligjshëm.

 

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar nga policia peshore, kokainë dhe të tjera pajisje që duheshin për trafikim të lëndëve narkotike, por edhe 20 mijë euro të tjera.

Vazhdo të lexosh