E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 32 minuta më parë
Vendi

Kapet me drogë, pranga shqiptarit në Ankona

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

 

Sipas mediave italiane ndalimi i shqiptarit me iniciale E.D është bërë në Ankona, pasi u ndalua, me 2.5 kg kokainë, e cila nëse do të shitej në treg, do kapte vlerën e 100 mijë eurove.

 

Shqiptari ka tentuar t’i largohet policisë me makinën tip “Pegout”, i cili po lëvizte me shpejtësi 150 km/h, por nuk ka mundur t’i shpëtojë ndjekjes së policisë. Pas arrestimit, policia italiane ka vijuar kontrollet në banesën ku jetonte shqiptari, ku u gjetën dhe u sekuestruan 500 euro dhe disa prova komprometuese.

Vazhdo të lexosh

Reklamë