E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 minuta më parë
Vendi

Kapet me 11 kg drogë, pranga 29-vjeçarit në Korçë

Policia e Korçës ka vënë në pranga një person nën akuzën e shitjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike.

 

Sipas policisë i arrestuari është Saimir Kroi, 29 vjeç, të cilit I është sekuestraur një sasi prej 11 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

 

Reklamë

Arrestimi i tij është bërë në fshatin Vreshtas, me një qese plasmasi të madhe, brenda së cilës iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej, 9 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, sasi kjo e ndarë në pako.

 

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, iu gjet një sasi tjetër me peshë 2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Vazhdo të lexosh

Reklamë