Kolumbia ka arrestuar pas nje super operacioni njeriun mē të fuqishēm te droges në kete vend dhe jo vetem.

Dairo Antonio Usuga, i njohur gjithashtu si “Otoniel”, u prangos ne nje pyll në pjesën veriperëndimore të Kolumbise, ne kufi me Panamane.

Usuga eshte shefi i “Clan del Golfo”, karteli më i fuqishëm i trafikut të drogës në Kolumbi, eksportuesi më i madh i kokainës Ameriken Qendrore, SHBA dhe Europe.

“Otoniel” kerkohej prej 6 vitesh dhe tani ai duhet te gjykohet per 120 akuza.

SHBA gjithashtu kerkon ta ekstradoje per ta nxjerre para togave te zeza per disa vepra penale.

Kolumbia organizoi 500 forca speciale dhe 22 helikoptere ne ate qe konsiderohet operacioni me i madh ne histori ne nje zone te pyllezuar.

Autoritetet e cilesuan arrestimin e bosit te droges, te njejte me “rënien” e perandorise kriminale te Pablo Escobar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *