Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy shqiptarë, pasi janë kapur me 7 kg kokainë dhe mbi 150 mijë euro kesh të fshehura në një kamion frigoriferik në Bari të vendit fqinj.

 

Sipas mediave italiane shqiptarët e ndaluar janë përkatësisht 30 dhe 44 vjeç, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur.

 

Sipas mediave italiane, kamioni në të cilin ishin ngarkuar 20 tonë patate të ngrira mes të cilëve ishte fshehur kokaina dhe paratë kesh, ishte nisur nga Holanda, për të kaluar përmes Italise me destinacion final Shqipërine.

 

Gjatë kontrollit autoritetet kanë zbuluar fillimisht sasinë e parave. Me pas jane gjetur edhe pakot e kokainës.   Ndaj dy shtetasve shqiptarë të arrestuar rëndon akuza për trafik ndërkombëtar të drogës, e çështja tashmë I ka kaluar gjykatës së Barit.

 

Ndërkohë hetuesit vijojne punen për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e droges

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *