E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapet i shumëkërkuari në Gjirokastër, ishte dënuar me 6 vite burg

Policia e Gjirokastrës ka vënë n pranga një të dënuar me 6 vite burg për drogë. I arrestuari është Fatmir Zhupa, 42 vjeç nga Salaria e Tepelenës.

 

Arrestimi i tij është bërë gjatë një operacioni policor në lagjen ’18 shtatori’. Zhupa u arrestua në banesën e tij që e kishte marrë me qera pas shkollës 9 vjeçare ‘Koto Hoxhi’.

 

42-vjeçari është konsideruar si një ndër personat më të kërkuar nga policia shqiptare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë