Një 28-vjeçar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit nën akuzën e vjedhjes së biçikletave.

 

Në pranga ka rënë i riu G. B., ndërsa uniformat blu kanë arritur të zbardhin shtatë vjedhje të kryera prej tij.

 

Ndalimi i tij është bërë në zonën e “Don Boskos”, teksa policia i ka gjetur 4 biçikleta të vjedhura, si dhe sendet që përdorte për kryerjen e vjedhjeve, konkretisht: thikë, kaçavidë, çelësa të vegjël biçikletash, pinca, kapele për maskim etj.

 

Gjithashtu u procedua në gjëndje të lirë dhe shtetasi E.Gj.,41 vjeç banues në Tiranë për vepën penale “Përvetësim i sendeve të vjedhura”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *