E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapet hajduti ekspert në Shkodër, vidhte makina dhe banesa

Zbardhen disa vjedhje automjetesh, biçikletash e banesash në qytetin e Shkodrës.

Operacioni “The third time’ ka vënë në pranga një 42-vjeçar, i dënuar dy herë më parë për vjedhje.

I prangosuri A.RR., 42 vjeç, banues në Shkodër, rezulton i dënuar dy herë më parë për vjedhje të pronës.

Ky shtetas ushtronte veprimtarinë kriminale në mënyrë të përsëritur në fushën e vjedhjes së pronës, kryesisht të automjeteve duke thyer xhamin e pasëm trekëndësh të mjetit, vidhte biçikleta, banesa dhe zyra të firmave të ndryshme, duke marrë sende me vlerë dhe pajisje kompjuterike.

Reklamë

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestroi disa biçikleta, sende të tjera që dyshohet se ky shtetas i ka vjedhur në automjete, banesa apo zyra firmash private, si dhe mjetet që përdorte për të kryer vjedhjet.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Vazhdo të lexosh

Reklamë