E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kapet grabitësja e karburanteve në Fier, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Fierit ka bërë të mundur zbardhjen e tre ngjarjeve të ndodhura këtë muaj në Qarkun e Fierit ku dy persona nën kërcënimin e armës, gjatë orëve të vona të natës shkonin për të vjedhur pika të ndryshme karburantesh.

 

Në prangat e policisë ka rënë një femër e dyshuar dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i saj. Sipas policisë e ndaluara është Anna Malaj, 31 vjeçe, nga Mallakastra, e cila në bashkëpunim me shtetasin E.G, 22 vjeç, banues në Patos, kushërinj mes tyre, shkonin për të vjedhur pika të ndryshme karburantesh gjatë orëve të vona të natës.

 

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar armën me të cilën autorët nën kërcënimin e saj kryenin vjedhjet,1 palë doreza dhe 4 targa mjeti të falsifikuara.

Vazhdo të lexosh

Reklamë