E martë, 22 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Kapet gomonia me 812 kilogram drogë

Trafikantet nuk heqin dore nga përpjekjet per te dërguar drejt Italisë, ngarkesat ve droges. Nje gomone me 812 kilogramë mariuhane është kapur nga Guardia di Finanza ne zonën e Leçes. Dy shqiptare kane përfunduar ne pranga gjate operacionit te përbashkët mes policisë shqiptare dhe autoriteteve italiane. Droga ishte e ndarë në 30 pako të madhësive të ndryshme. Fillimisht mjeti lundrues u pikas nga policia kufitare shqiptare, në afërsi të vendit të quajtur Kepi i Gjuhzës, teksa udhëtonte në drejtimin lindje-perëndim. Pala shqiptare njoftoi menjëherë Guardia di Finanzan italiane, e cila vijoi ndjekjen ne ujerat e vendit fqinj gjate nates. Vetëm rreth orë 02:10, motovedetat kanë arritur të identifikojnë dhe të ndalojnë mjetin e lundrimit në afërsi të Leçes. Trafikantët e lëndës narkotike, emrat e të cilëve, policia ende nuk i ka bërë publike, janë nga qyteti i Vlorës.
Autoritetet italiane, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të personave të arrestuar. Nuk përjashtohet mundësia qe ata te jene pjese e një grupi te organizuar, qe kane tentuar edhe me pare te beje transportimin e ngarkesave me mariuhane drejt vendin fqinj.

Më shumë video

Reklamë