2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar, 1 për për armëmbajtje pa leje dhe 1 për plagosje të rëndë me dashje janë arrestuar së fundmi nga policia e qarkut Durrës.

 

T. (F).M., 30 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës, sepse më 27.04.2019, ky shtetas i është larguar Patrullës së Policisë Fier dhe nga kontrolli i ushtruar në automjetin me të cilin po udhëtonte, Policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë tip “TT”, e cila i përkiste këtij shtetasi.

 

Po ashtu u arrestua në flagrancë edhe shtetasi me iniciale I.H.,46 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës, sepse më datë 07.09.2017, në tregun industrial, Durrës është konfliktuar me shtetasin A.Ll., të cilin e ka goditur me thikë dhe më datë 12.09.2017 ai ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve të marra.

 

Shtetasin I. H. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 13.03.2019, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet e 6 muaj e 13 ditë burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje “.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *