Kronikë
Kapet autori i sulmit tragjik në Gjermani, i veshur si ushtarak e me helmetë

Arrestohet autori I masakrës në tempullin hebre në Halle të Gjermanisë.
Ai u kap në ndjekje e siper nga forcat e rendit, pak pasi kishte gjuajtur me arme gjysmëautomatike tek një sinagoge hebreje gjatë festes “Yom Kippur” të këtij besimi.
Autori I veshur me rroba ushtarake dhe helmete qëlloi fillimisht me armë drejt një gruaje e cila vdiq në vend. Pastaj qëlloi me armë drejt tre personave të tjerë, njeri prej të cilëve vdiq rrugës për në spital.
Sulmuesi nuk u ndal me kaq por hodhi edhe një granate ndaj sinagogës, përpara se të largohej me shpejtësi.
Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me sulm terrorist apo jo.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




