E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapet autori i një vrasje në Fushë Krujë në 2013

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Revenge” nga ku është arrestuar një person I shpallur në kërkim për vrasje.

 

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, polica ka bërë të mundur arrestimin e  shtetasit Skënder Baku, 53 vjeç, banues në Luz,  Fushë Krujë.

 

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda,Tiranë, më datë 28.09.2015, e ka dënuar me 35 vjet burg, për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje, kryer në bashkëpunim “dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

 

Skënder Baku, sipas policisë, më datë 01.09.2013 në qytetin e Fushë Krujës ka vrarë  me armë zjarri shtetasin L.Sh.

Vazhdo të lexosh