E shtunë, 21 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kapet 7 kg drogë në “Toyota Rav”, pranga 32-vjeçarit

Policia e Korçës ka sekuestruar rreth 7 kg drogë e llojit kanabis sativa, dhe ka arrestuar drejtuesin e mjetit.

 

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Skerdi Hasani, 32 vjeç, banues ne Memaliaj, i cili udhëtonte për në Greqi me automjetin “Toyota Rav”.

 

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezultoi se në brendësi të gomës rezervë kishte 14 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë rreth 7 kilogramë gjithsej, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë