E enjte, 24 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Kronikë

Kapet 26-vjeçari që vau vëllain e vogël në Maqellarë

Policia e Dibrës dhe FNSH kanë arrestuar Florian Tonuzin, 26-vjeçari që vrau vëllanë e tij, Benard Tonuzi, një ditë më parë në Maqellarë. Ai e goditi atë disa herë me thikë në oborrin e shtëpisë.

Ai ishte fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Kurbeg.

Krimi në familje ndodhi pak pas mesnate në fshatin Allajbegi. Floriani dyshohet se e qëlloi me thikë pas një konflikti që pati me të.

Fqinjët rrëfyen se dy vëllezërit nuk kishin shfaqur probleme me herët mes tyre.

Florian Tonuzi, kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu. Ai ishte dënuar më herët pasi kishte dhunuar fizikisht babain e tij.

Më shumë video

Reklamë