E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Kronikë

Kapet 23 vjeçari që i vuri tritolin parukerisë

FOTO ILUSTRUESE

Policia e Krujës zbardh ngjarjen e ndodhur mesnatën mes të enjtes dhe të premtes në Nikel të Krujës ku iu vendos lëndë plasëse një parukerije.

Për këtë ngjarje uniformat blu kanë arrestuar  shtetasin L.C., 23 vjeç,  banues në Nikel.

Ai dyshohet se në biznesin (parukieri) të shtetases R.Sh., ka vënë një sasi lëndë plasëse e llojit tritol, ku për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

23 vjecari akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese  dhe i municionit ” .

Vazhdo të lexosh

Reklamë