E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kapet 12 tonë kokainë në Kolumbi, policia llogarit vlerën rekord e drogës

Policia kolumbiane ka sekuestruar 12 tonë kokainë, sasi rekord e zbuluar ndonjëherë në historinë e vendit. Vlera e drogës llogaritet të jetë rreth 360 milionë dollarë.

 

Sipas mediave, lënda narkotike ishte groposur në 4 plantacione bananesh në veri të vendit, pranë rrugëve të përdorura për kontrabandimin e kokainës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Reklamë

Presidenti Kolumbian Huan Manuel Santos, e përshkroi ndërhyrjen e policisë, si aksionin më të suksesshëm, pasi sasia e lëndës narkotike është më e madhja e zbuluar deri tani.

 

Policia tha se droga i përkiste Otoniel, një nga organizatave më të rrezikshme kriminale të Kolumbisë. Gjatë operacionit, policia ka arrestuar 4 persona.

 

Vetëm në dy muajt e fundit forcat e sigurisë kolumbiane kanë konfiskuar 20 ton kokainë në Antiokia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë